Për gazetarin Basir Çollaku pjesëmarrja tejet e ulët në votimet e kësaj të diele në 5 bashki të vendit është tregues i qartë se çfarë klime ekziston në vend.

“Është një tregues se në çfarë momenti vijnë këto zgjedhje duke parë edhe projeksionet e rezultateve me këto shifra duket më e favorizuar e majta, pasi pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe kjo e sotmja është dhe tregues që ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit.

Reklame

Por duhet parë deri në fund dhe duhet ndjekur hap pas hapi se çfarë ka ndodhur dhe si kemi arritur deri këtu.

Ajo çfarë shikoj në këto zgjedhje në këtë 9 nëntor ne e dimë shumë mirë se kush janë vrasësit e zgjedhjeve në Shqipëri”, u shpreh gazetari Basir Çollaku në një intervistë në “Ora News”.

Reklame