Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur për mediat se procesi i votimit po zhvillohet normalisht dhe pa problematika. Ai theksoi se identifikimi elektronik po aplikohet në të gjitha Qendrat e Votimit dhe nuk ka raportime për probleme teknike.

“Në masën 81% Qendrat e Votimit u hapën në orën 07:00. Vetëm në tre QV ishte mungesë e kuorumit në fillim, por procesi nisi menjëherë pas plotësimit të tij. Pjesëmarrja deri tani është 2.42%,” tha Celibashi.

Reklame

Ai njoftoi gjithashtu se procesi i numërimit do të transmetohet në kohë reale, për shkak të numrit të vogël të KZAZ-ve, ndërsa për 18 QV që nuk kanë transmetim direkt po merren të dhëna në mënyrë alternative.

Reklame