Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u pyet nga gazetarët për denoncimin e deputetes demokratike, sipas të cilës persona të paautorizuar po tentojnë të ushtrojnë presion mbi zgjedhësit në Mat.

Celibashi theksoi se çdo formë intimidimi është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe KQZ do të marrë masa. Ai bëri me dije se do të adresojnë çdo problematikë, përfshirë edhe komunikimin me Policinë e Shtetit, për të garantuar sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Reklame

“Tani po bie në dijeni të këtij denoncimi, do ta adresojmë duke komunikuar edhe me policinë e shtetit. Është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe duhet t’i nënshtrohen veprimeve të mëtejshme ligjore nga KQZ, për të gjithë ata që mbajnë shënim kush voton apo përpiqen të intimidonin votuesit në QV. Nuk kemi hezitim për ta bërë këtë”, tha Celibashi.

Reklame