Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuare është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin–Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 19:00, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke aksidentuar këmbësoren M. K., 82 vjeçe.

Reklame

Si pasojë e goditjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Reklame