Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Varibop, ku janë përfshirë tre automjete: një Benz, një Audi dhe një Ford.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërës prej makinave është plagosur dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Reklame
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
Reklame







