Këtë të shtunë u luajtën ndeshjet e radhës të javës së 11-të të Superiores.

Vllaznia është rikthyer te fitorja teksa triumfoi 1-0 në Shkodër ndaj Dinamos.

Reklame

Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Bekim Balaj, pas vetëm çerek ore lojë.

Dinamovitët u përpoqën që të reagojnë, por vetëm kaq, pasi nuk ndryshuan dot fatet e këtij takimi.

Kujtojmë që në takimin tjetër, Vora mposhti 0-2 Tiranën në “Selman Stërmasi”.

Reklame