Vetëm dy minuta reshje të dendura mjaftuan që lagja “Gurabardh” në Elbasan të përmbytej.
Zona, që ndodhet vetëm 500 metra larg qendrës së qytetit, u përfshi nga ujërat, të cilët nisën të hynin në biznese dhe ambiente banimi.

Sipas banorëve, kjo nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë. Ata fajësojnë mosfunksionimin e sistemit të kanalizimeve, që nuk arrin të përballojë as reshje të lehta shiu.

Reklame

“Vetëm pak minuta shi dhe çdo gjë përmbytet. Uji hyn në dyqane dhe askush nuk merr masa”, shprehen qytetarët.

Ndërkohë, autoritetet vendore nuk kanë reaguar ende për situatën, teksa reshjet pritet të vazhdojnë edhe në orët në vijim.

Reklame