Një 46-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gun Expert”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, është arrestuar në flagrancë Altin Celami, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Reklame

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip taksi dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, lëndë narkotike të llojit kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, që dyshohet se do t’u shiteshin grupeve kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan armët, droga, pjesët e armëve dhe automjeti taksi që i shërbente si mjet transporti për shmangien e kontrolleve.

Policia bën me dije se 46-vjeçari kishte precedentë penalë për veprimtari të ngjashme kriminale.
Hetimet po vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet furnizimi.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale:

  • “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

  • “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Reklame