Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video dramatike nga zona e Farkës, ku disa vila pa leje hidhen në erë. Në postimin e tij, ai shkruan:

“Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit✋. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje❌”

Reklame

Ironike eshte fakti se këto vila janë ngritur nën hundën e institucioneve vendore, ndërsa Bashkia dhe inspektoriatet, që sipas ligjit duhet të kontrollojnë cdo cep jo me pika te tilla te lakmuara nga ndertuesit, duket se kanë qenë në “pushim të gjatë”. Ky aksion duket më shumë si një shfaqje spektakli sesa një zgjidhje strategjike. Lind pyetja, pse nuk u ndërmorën masa kohë më parë? Pse nuk u dergua pas hekurave i gjithe zinxhiri drejtues i bashkise nga i pari tek i fundit? Dhe pse zgjidhja e fundit është hedhja në erë, pa llogaritur për pasoja të tjera?

Në të gjithë këtë skenë, qytetarët nuk mund të mos e ndiejnë talljen: një qytet që drejtohet prej dekadash nga e njëjta parti në pushtet, në krye të kryeqytetit dhe bashkisë, duket se “zbulon” problemin vetëm kur i duhet te beje show televiziv.

Reklame