Në qershor të vitit 2024, Prokuroria e Tiranës sekuestroi rreth 50 milionë euro pasuri në pronësi të biznesmenit trafikant droge me disa emra, Kristian Boçi, ku bënin pjesë 14 shoqëri tregtare dhe dy HEC-e.

Në akuzë theksohet se Vladimir Avrami së bashku me Kristjan Boçin dhe Elman Abulen, përmes disa kompanive kishin krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave.

Reklame

Dosja e prokurorisë për treshen e pastrimit të parave mori një goditje në Apel nga prokurorja Arta Marku, e cila kundërshtoi sekuestrimin e pasurive.

Prokurorja Marku i tha gjykatës së Apelit që kolegët e saj të Prokurorisë së shkallës së parë në Tiranë nuk kishin gjetur prova të mjaftueshme për të vendosur nën sekuestro pasuritë. Tërheqja e prokurores nxiti gjykatën e Apelit që të lirojë pasuritë e Elman Abules, në 30 korrik 2024.

KARTELI I KOMPANIVE/ "Pastrimi i parave nga konsulli i dr*gës,

Në foto: Prokurorja e Apelit, Arta Marku, përkrahu ankimin e Elman Abules për sekuestron e pasurive

Pas ndihmës që u dha Arta Marku, Avrami, Abule dhe Boçi iu drejtuan me një kërkesë Gjykatës së Lartë, në të cilën kërkonin të detyrohej Prokuroria e kryeqytetit që të pushonte hetimet ndaj tyre, me argumentin se “fakti penal nuk ekziston”.

Por, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi ta rikthente rastin për hetim në Prokurorinë e Tiranës, e cila është ende duke kryer verifikimet e saj të thelluara për “pastrim parash”. Aktualisht Avrami, Abule dhe Boçi po manovrojnë me të gjitha format, për të shpëtuar pasuritë, përmes ndërhyrjeve të paligjshme dhe korruptive.

Vladimir Avrami, konsulli i pastrimit të parave të drogës

Mes kompanive të sekustruara nga Prokuroria e Tiranës si të përfshira në pastrimin e parave të drogës, rezulton edhe shoqëria “Europa Bilding” në pronësi të Vladimir Avramit.

Kompania e themeluar në vitin 2022, me objekt konsulencë në fushën e investimeve, sipas hetimit të Prokurorisë kamuflon pastrimin e parave që vijnë nga aktivitete të paligjshme.

KARTELI I KOMPANIVE/ "Pastrimi i parave nga konsulli i dr*gës,KARTELI I KOMPANIVE/ "Pastrimi i parave nga konsulli i dr*gës,

Duket se jo rastësisht, djali i tij, Arbër Avrami ishte administrator i shoqërisë shtetërore “Albgaz”, nga viti 2018 deri kur plasi skandali me Vladimir Avramin.

Kjo shoqëri ka si qëllim shpërndarjen e gazit natyror në Republikën e Shqipërisë. Avrami shfaqej edhe si ‘çirak’ pas ministres Belinda Balluku gjatë shopping-ut të saj në dyqanet luksoze në Athinë dhe kryeqytete të tjera të Evropës, duke i mbajtur çantat me veshje.

KARTELI I KOMPANIVE/ "Pastrimi i parave nga konsulli i dr*gës,

Gjatë 6 viteve në krye të Albgaz, Avrami ka lidhur kontrata me vlerë miliona euro me një kartel kompanish kilinteliste. Prapaskena ka të dhëna se një pjesë e parave janë devijuar, duke përfunduar në llogaritë e kompanive që kontrollohen drejtëpërdrejt dhe indirekt nga Vladimir Avrami, babai i Arbër Avramit, duke përzier paratë e dyshuara publike të korrupsionit me paratë e trafiqeve të konfirmuara nga Prokuroria e Tiranës.

Krahas ‘harbimit’ me para publike dhe para trafiqesh në vende ekzotike, Arbër Avrami dyshohet për një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash në cilësinë e administratorit të shoqërisë shtetërore Albgaz. Aktualisht, Avrami vepron nën hijen e disa kompanive të pronësi të babait Vladimir Avrami, të cilat dyshohet se pastrojnë paratë e trafiqeve dhe korrupsionit në ndërtim nga Vlora në Tiranë.

KARTELI I KOMPANIVE/ "Pastrimi i parave nga konsulli i dr*gës,

Vladimir Avrami, i cili duket se jo rastësisht është njëkohësisht edhe konsull nderi i Qipros në Shqipëri qëndron pas një rrjeti kompanish me aktivitet të dyshimtë.

Përmes kompanisë së skeduar për pastrim parash Europa Bilding, Avrami kontrollon kompaninë Lumina, me objekt zhvillimin e pasurive të paluajtshme, investimeve në infrastrukturë. Kompania është derivat i shoqërisë që po hetohet nga Prokuroria për pastrim parash.

KARTELI I KOMPANIVE/ "Pastrimi i parave nga konsulli i dr*gës,KARTELI I KOMPANIVE/ "Pastrimi i parave nga konsulli i dr*gës,

Konsulli i pastrimit të parave qëndron edhe pas kompanisë së ndërtimit me aktivitet të dyshimtë TIRHINO.

Vladimir Avrami është ortak me trafikantin e kokainës Kristina Boçin në kompaninë e auditimit dhe konsulencës CSA, e skeduar për pastrim parash me faturime fiktive. Boçi i ka kaluar më pas aksionet në emra të tjerë.

KARTELI I KOMPANIVE/ "Pastrimi i parave nga konsulli i dr*gës,KARTELI I KOMPANIVE/ "Pastrimi i parave nga konsulli i dr*gës,

Avrami është ortak edhe në kompaninë e fotovoltaikëve Solar 2019, si dhe kontrollon kompanitë SALUS KONSTRUKSION, GEOLUMETICS, Tulip etj., që të gjitha me aktivitet dhe transaksione të dyshimta. Duket e çuditshme se si SPAK nuk e tërheq dosjen e hetimit pasuror nga Prokuroria e Tiranës kur faktet tregojnë për një grup të mirëfilltë kriminal./ Marrë nga “Prapaskena”

Reklame