Policia e Beratit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar “Porcione”, pas një hetimi disa mujor me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Gjatë operacionit u arrestua Aldiano Kuçani, 21 vjeç, dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë K. K., 20 vjeç, të dy banues në qytetin e Beratit.

Reklame

Sipas hetimeve, Kuçani siguronte lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të cilën e ndante në doza në banesën e tij në lagjen “30-Vjetori”, ndërsa 20-vjeçari shpërndante dozat me automjet në zona të ndryshme të qytetit.

Gjatë kontrolleve në banesë dhe në automjetin e përdorur për shpërndarje, u sekuestruan sasi të lëndës narkotike, si dhe telefonat celularë të dy të rinjve, që do shërbejnë si prova materiale në procesin hetimor.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklame