Një pamje e pazakontë është publikuar ditën e sotme nga ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Tiranë, ku një automjet është parkuar në mënyrë krejtësisht të gabuar, mbi një shteg kalimi për këmbësorë, pranë hyrjes së institucionit.

Siç shihet në fotot e shpërndara, mjeti është futur mes gjelbërimit dhe trotuarit, duke bllokuar plotësisht kalimin e këmbësorëve.

Reklame

Pamja ka ngjallur reagime në rrjet, pasi makina ndodhet brenda perimetrit të KQZ-së, duke ngritur dyshime nëse i përket ndonjë punonjësi apo zyrtari të institucionit.

Ky rast ka risjellë në vëmendje mungesën e respektimit të rregullave të qarkullimit dhe parkimit, sidomos në institucione publike, ku shpesh zyrtarët shkelin ligjin me indiferencë, duke e kthyer parkimin “si në oborr privat” në një praktikë të zakonshme.

Reklame