Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka sqaruar arsyeja pse Prokuroria e Posaçme nuk ka dhënë informacion për javë të tëra lidhur me çështjen që përfshin Ballukun.

Dumani shprehet se informacioni publik mbi çështjet në hetim trajtohet me shumë kujdes: “Qëllimi ynë është të ruajmë integritetin e hetimit dhe të mos e dëmtojmë procesin. Për më tepër, duhet të respektojmë të drejtat e personit në proces.”

Reklame

Ai shton se subjekti i hetimit është njohur me akuzat në SPAK dhe se njoftimet e mëparshme nuk mund të bëheshin për shkak të procedurës: “Fillimisht, i pandehuri duhet të marrë dijeni për akuzën, dhe më pas njoftimi zyrtar bëhet i ditur edhe për median.”

Ky sqarim vjen pas interesit të shtuar publik dhe mediave për zhvillimet e fundit në këtë çështje.

Reklame