Gjatë një hetimi disa-javor, specialistët e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan operacionin policor të koduar “Interruption”, duke ndërhyrë në tre banesa në lagjen “Zinxhira” dhe në fshatin Bënçë.

Si rezultat i operacionit:

Reklame

3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë (bajonetë) dhe municion luftarak u sekuestruan.

U gjetën gjithashtu një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash (euro dhe lekë).

Janë arrestuar:

Çimi Brahimi

Amarildo Selima

Një tjetër person me precedent për trafikim të lëndëve narkotike.

Janë shpallur në kërkim:

Elis Brahimi

Albion Brahimi

Ata akuzohen për veprat penale: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Operacioni u realizua me metoda proaktive, në koordinim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Tepelenë.

Reklame