Moti i keq me reshje intensive shiu që ka përfshirë vendin gjatë natës ka shkaktuar probleme edhe në zonën e Shkodrës.
Si pasojë e reshjeve të dendura, është bllokuar rruga e Dukagjinit, pas rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve nga shpati i malit.

Rruga është mbuluar nga dheu dhe gurët, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve. Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të thellë të Dukagjinit me qytetin e Shkodrës dhe është jetike për lëvizjen dhe furnizimin me ushqime e mallra të nevojshme.

Reklame

Autoritetet lokale janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja për pastrimin e aksit dhe normalizimin e qarkullimit.

Reklame