Protesta e minatorëve në minierën e Spaçit ka hyrë në ditën e 27-të, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga kompania “Tete Albania”. Situata është përshkallëzuar më tej pasi 40 minatorë të tjerë janë shkarkuar nga puna.
Minatorët shprehen se do të vazhdojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata qëndrojnë jashtë galerive të bakrit dhe theksojnë se nuk do të tërhiqen pa marrë garanci për të drejtat e tyre.
Reklame
Kërkesat kryesore të tyre mbeten njohja ligjore e sindikatës që kanë krijuar vetë dhe nënshkrimi i kontratës kolektive të punës, që sipas tyre do të sigurojë kushte më të drejta dhe më të sigurta për minatorët.
Reklame








