Policia e Lushnjës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur me një pistoletë automatike. Personi me inicialet E. Ç., banues në Lushnjë, u lokalizua nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në lagjen “Loni Dhamo”. Gjatë operacionit, që ishte pjesë e aksionit të koduar “Operacionalja 72”, u sekuestrua një pistoletë automatike dhe një krehër me 11 fishekë, të cilat u morën si prova materiale.

Si rezultat i këtij veprimi, ndaj 33-vjeçarit është ngritur akuza për “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Reklame

Ky operacion vjen pas një informacioni të siguruar për lëvizjen e një personi të armatosur në qytet dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe luftimin e krimit të organizuar në zonë.

Reklame