Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e kryeqytetit, me fokus rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve me mjete elektrike. Ky veprim zhvillohet në kuadër të planit të posaçëm “Për ndalimin e mjeteve me pedale dhe patinave elektrike”.

Shifrat e aksionit:

Reklame

1462 mjete elektrike të bllokuara, prej të cilave:

1336 monopatina elektrike

126 motomjete elektrike

Në 24 orët e fundit, si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë arrestuar 9 persona në flagrancë për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, prej të cilëve 8 në gjendje të dehur dhe 1 pa leje drejtimi.

Kontrollet kryhen kryesisht në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit.

Apeli i Policisë Rrugore:
Drejtuesit e automjeteve, mjeteve motorike, elektrike dhe biçikletave duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë me përpikëri rregullat e qarkullimit rrugor.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë në të gjitha zonat e kryeqytetit, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e ngjarjeve që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Reklame