Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të rrëzojë kërkesën e Këshillit të Ministrave dhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj, duke i dhënë të drejtë Erion Veliajt për të vijuar mandatin si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pas një seance që zgjati disa orë dhe përfundoi rreth orës 17:30, trupa gjyqësore shpalli vendimin me pesë vota pro dhe tre kundër, duke e cilësuar të pavlefshëm shkarkimin e Veliajt dhe të papërshtatshëm dekretin për zgjedhje të reja në kryeqytet.

Reklame

Sipas raportieme në media, anëtarët që votuan pro rikthimit të Veliajt në detyrë janë:

Sander Beci

Ilir Toska

Fiona Papajorgji

Marsida Xhaferllari

Mariana Semini

Ndërsa kundër u shprehën:

Olta Zaçaj

Sonila Bejtja

Gent Ibrahimi

Vendimi i sotëm i hap rrugën rikthimit të Veliajt në detyrë, ndërkohë që ai vijon të mbahet nën masën e sigurisë “arrest me burg” për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës.

Reklame