Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Erion Veliaj të vijojë detyrën si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke rrëzuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij dhe anuluar dekreti i Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në kryeqytet.

Pas këtij vendimi, kreu i PD-së Sali Berisha, ka komentuar se me këtë vendimmarrje është zbatuar ligji, ndërsa sipas tij, presidenti dhe kryeministri ishin “të rrëzuar” për mënyrën se si vepruan në këtë çështje.

Reklame

Në këtë rast është zbatuar ligji. E fajësoi në atë mënyrë që shkeli konventën Evropiane të të drejtave të njeriut dhe i dha Erion Veliajt avantazhin e sotëm. Haram Begaj dhe Rama janë të rrëzuar me këtë vendim”, u shpreh Berisha.

Reklame