Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Location”, ku u kap shtetasi K. M., 26 vjeç, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

Ky shtetas, në vitin 2020, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, transportoi drejt Tiranës 19 emigrantë që synonin të shkonin në shtetet e BE-së, duke kryer veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Reklame

Operacioni u zhvillua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, pas administrimit të menjëhershëm të informacionit operativ në lidhje me vendndodhjen e shtetasit. Kapja e tij u bë në rrugën “Atë Thanasi”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Reklame