Pas daljes nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha tha se ka lënë një mesazh për kreun e SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar për “amnistimin e krimit elektoral” dhe “marrjen e milionave nga Kreshniku i Manzës”.“Para largimit, i lashë këtë shënim: Altin Troplinit, armikut të egër të votës së lirë të shqiptarëve, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral të Ramaduros dhe narkoqeveritarëve të tjerë.

Për të gjitha këto, për lidhjet e tij me Troplinin dhe për milionat e marrë nga Kreshniku i Manzës, ai do përgjigjet para ligjit,” – deklaroi Berisha.

Reklame

Konferenca u mbajt në selinë e PD-së, ku Berisha përsëriti akuzat ndaj SPAK-ut dhe qeverisë për “kapje politike të drejtësisë”.

Reklame