Në kuadër të homazheve dhe nderimeve të fundit për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano, atij iu akordua medalja prestigjioze “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.
Ceremonia e ndarjes së medaljes është pjesë e një serie ngjarjesh përkujtimore, ku qytetarë, personalitete politike dhe figura të shquara nga vendi dhe jashtë tij kanë shprehur respektin dhe mirënjohjen e tyre për kontributin historik të Nanos në politikën shqiptare dhe për rolin e tij vendimtar gjatë periudhës së tranzicionit.
Medalja “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” është një njohje simbolike për vizionin e tij për zhvillimin demokratik të Shqipërisë, përkushtimin ndaj vlerave evropiane dhe angazhimin e tij për paqen sociale dhe stabilitetin politik.
Ngjarjet përkujtimore do të vazhdojnë gjatë ditës, duke lejuar qytetarët dhe bashkëpunëtorët e Nanos të nderojnë figurën e tij dhe trashëgiminë politike që la pas.








