Vijojnë goditjet e Policisë së Shtetit ndaj veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:
– D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit M. E., i cili dyshohet se e kishte vjedhur më parë në oborrin e banesës së këtij shtetasi, në Yrshek.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti i vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjeve të pronës e pasurisë, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.







