Një luftë e ashpër e ndoshta më e ashpër se ajo në gaza ka filluar në amerikën latine. Forcat më të përparuara amerikanë janë vënë në pozicione luftimi vetëm pak kilometra nga brigjet e Venezuelës. Presidenti Amerikan ka partalajmëruar më herë Maduron që ndalojë trafikun e drogës nga vendi i tij drejt SHBA, por kjo nuk ka ndodhur. Në përgjigje të kësaj, SHBA ka sulmuar anijet me drogë në detë të hapur, ka dërguar aeroplanmbajtësen më të madhe amerikane në afër brigjeve të Venezulës dhe aksioni amerikan ka ngrirë në këtë pikë. Ndërkohë burimet për media të ndryshme botërore tashmë kanë bërë të ditur se Pentagoni i ka përzgjedhur objektivat që pritet të sulmojë nëse Maduro nuk bën atë që i është kërkuar. i tmerruar nga një luftë totalisht e pabarabartë Maduro mësohetë të ketë kërkuar ndihmë nga aleatët. Në përgjigje të kërkesës Rusia i ka dërguar para dy ditësh një aeroplan kargo që mendohet se ka qënë i mbushur me armatim këmbësorie, kallashnikove. Ndërkohë SHBA nga ana e saj është duke përgatitur terrenin para nisjes së sulmeve duke e portretizuar botërisht Maduron dhe qeverinë e tij si një kartel droge.
E ndërsa Venezuela është në ankthimin e nisjes së sulmeve sa mund të kthejnë atë vend thuajse në epokën e gurit, një tjetër shtet latin që ka problem të mëdha me bandat po i paraprin situatës. Bëhet fjalë për Brazilin. Presidenti i këtij të fundit, Luiz inacio Lula da Silva, pa bërë zhurmë ka përgatitur ndryshime në ligjin për kartelët. Por ndërkohë që ligjit ishte duke i dhënë dorën e fundit, ai mobilizoi mbi 2500 forca special dhe i dergoi të bënin një bastisje të papritur në Rio në ato që njihet si favelet e Rios, një zonë urbane e mbingarkuar me Baraka dhe ndërtime të paligjshme, ku njerëzit jetojnë mes skamjes dhe dhunës së karteleve. Bastisja nisi më datë 28 tetor dhe vijon ende. Në pak orë nga përplasja e policisë me kartelet mbetën të vrarë mbi 130 të gjithë anëtarë të karteleve. U përdorën të gjitha mjetet e mundëshme nga armët e zjarrit deri tek helikopterët.
Urdhëri për këtë bastisje u dha katër orë para se të fillonte dhe siç raportohet kartelet përmes njohjeve në polici ishin vënë dijeni në kohë reale dhe i kishin zënë pritë policisë në hyrje të Rios, pritë kjo që përfundoi më ekzekutimin e disa prej tyre. Aktualisht sipas policisë karteli kryesor i kësaj zonë ka braktisur qytetin dhe luftimet po zhvillohe në një pyll në periferi, ku drejtuesit e kartelit janë rrethuar nga një mur njerëzor. Me sa duket policia ka urdhër të mos kthete pa i dhënë fund këtij karteli.

Ky aksion sigurisht që ka mbështetje popullore, por ka edhe kritikë. Këta të fundit argumentojnë se ky aksikon nuk zgjidh thelbin e problemit, por është bërë për të përmurësuar imazhin e Lulës në prag të zgjedhjeve.
Ndërkombëtarisht, titujt kryesorë e kritikuan gjakderdhjen si të tepërt, duke shprehur shqetësime për të drejtat e njeriut. Megjithatë, historia që fshihet pas kësaj ngjarjeje zbulon një humnerë të thellë midis vëzhguesve të largët dhe realiteteve lokale.
Një sondazh i AtlasIntel i publikuar më 31 tetor tregoi se 88% e banorëve të favelave e miratonin veprimin, duke e parë atë si një goditje jetësore kundër shtypësve që kufizojnë liritë dhe mbjellin frikë.
Në nivel kombëtar, miratimi arriti në 55%, por në këto komunitete, të lodhura nga dominimi i bandave, operacioni nënkuptonte më në fund një hapësirë ​​për të marrë frymë. Elitat me prirje të majta, shpesh nga enklava të rehatshme, shtyjnë përpara justifikime sociologjike për krimin – duke fajësuar pabarazinë dhe duke i portretizuar trafikantët si viktima shoqërore.
Thirrja e Ministrit të Strehimit, Guilherme Boulos, për një minutë heshtje për të dyshuarit e vdekur shkaktoi përbuzje: 70% e banorëve të favelave e quajtën të papërshtatshme. Pikëpamje të tilla bien erë arrogance, duke injoruar vështirësitë e përjetuara nga ata që nuk kanë mundësi. Strategjitë konservatore, që favorizojnë përgjegjshmërinë e firmës mbi analizat e pafundme, përputhen më mirë me kërkesat publike për operacione të përsëritura.
Megjithatë, bastisjet trajtojnë simptomat, jo rrënjët si kërkesa për drogë apo politikat e dështuara globale të ndalimit. Për emigrantët dhe të huajt, kjo nënvizon enigmën komplekse të sigurisë së Brazilit: progresi i vërtetë kërkon dëgjimin e të cenueshmëve, jo dhënien e leksioneve nga larg.

Reklame
Reklame