Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për shkarkimin e tij duke e quajtur atë një akt të papranueshëm ndaj vullnetit të qytetarëve.

Veliaj deklaroi se është “rrëmbyer nga zyra e tij” dhe po mbahet në një qeli me regji:“Jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli me regji. Ky nuk është vetëm mandati im, por i të gjithë qytetarëve. Populli ka vendosur se askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhur para afatit, veçse kur ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës… Ligji duhet të të mbrojë dhe jo të sulmojë.”

Reklame

Gjatë fjalës së tij, Veliaj iu drejtua edhe ish-bashkëpunëtorëve:“Kur beson se ke dhënë gjithçka për qytetarët, vjen largimi nga detyra. Nuk kishte fyerje më të rëndë se kjo. Është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, që nuk denjuan as të më dëgjonin… Nëse është dikush që mund të ankohet për mungesën time, është nëna ime dhe familja ime.”

Në përfundim, Veliaj i kërkoi Gjykatës Kushtetuese drejtësi dhe jo mëshirë, duke theksuar se mandati i tij përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe jo një interes individual.

Reklame