Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka ndërruar jetë, duke lënë një boshllëk të madh në politikën shqiptare. Nano konsiderohej një nga personalitetet kryesore të të majtës gjatë tranzicionit, me meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forumet ndërkombëtare të majta dhe pranimin e rotacionit të pushtetit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë duke shprehur ngushëllimet e tij:
“Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!”
Ngjarja ka sjellë një reagim të madh nga komuniteti politik dhe qytetarët, duke vlerësuar kontributin e Nanos në zhvillimin e demokracisë dhe të majtës shqiptare.
Reagimi i plote:









