Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Rojtarët”, pas një vjedhjeje të ndodhur më 24 tetor në rrugën “Musa Agolli”. Një shtetas, Pashk Zef, 52 vjeç, u kap nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, pasi dyshohet se vodhi nga kasaforta e një banese 1 000 000 lekë dhe sende me vlerë 20 000 euro, në një kohë kur aty nuk kishte banorë.

Një tjetër person, D. B., 56 vjeç, që dyshohet se e ka larguar 52-vjeçarin me automjet nga vendngjarja, është shpallur në kërkim.

Reklame

Policia sekuestruar gjatë kontrollit 2 automjete, 1 celular dhe 1 armë zjarri pistoletë me leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera nga të njëjtët shtetas vijojnë.

Reklame