Biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka përfunduar sot marrjen në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, ku qëndroi për rreth tre orë.
Mësohet se Pacolli është thirrur për të dhënë shpjegime në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Në javët e fundit, Pacolli ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit.
“Isha për të dhënë dëshmi për përgjigjen penale që ne kemi parashtruar. Si person i informuar është e drejtë të shkojë dhe të tregojë kronologjinë e çështjeve. Pala tjetër ka bërë kallëzim, ne jemi përgjigjur. Vëllai im ka bërë kallëzim ndaj personave dhe unë isha praktikisht si person i informuar për të dhënë deklarata







