Shërbimet e Policisë së Librazhdit kanë parandaluar një rast të gjuetisë së paligjshme në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar i Shebenikut”, duke proceduar penalisht 3 shtetas që u kapën në flagrancë me armë gjahu.
Gjatë kontrollit në fshatin Stërblevë, në rrugën drejt parkut, Policia ndaloi një automjet tip Suzuki, ku u gjetën:
3 armë gjahu me leje
2 gjerdanë me 30 fishekë për armë gjahu
Të gjitha këto u sekuestruan si prova materiale.
Shtetasit e proceduar janë: O. D., 44 vjeç, L. D., 21 vjeç, dhe R. Sh., 21 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Ata akuzohen për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Elbasanit, ku ka nisur hetimi për rastin.








