Takimet elektorale të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, i mbështetur nga opozita, vijuan sot në zonën e Fushës së Aviacionit.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Binaj u njoh nga afër me problematikat e tyre dhe kërkoi mbështetjen për të sjellë ndryshimin në kryeqytet. Banorët shprehën besimin se ai mund ta bëjë Tiranën një qytet më të jetueshëm dhe me dinjitet për të gjithë.

Reklame

“Kjo gjë nuk bëhet vetëm,” – tha Binaj, duke iu përgjigjur një banori që kërkonte “rrotullimin”. “Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi,” shtoi ai me humor dhe vendosmëri.

Në fund të takimit, kandidati u kujtoi qytetarëve se fuqia për ndryshim është në duart e tyre: “Një gurë në dorë kemi,” duke apeluar për pjesëmarrje dhe votë të ndërgjegjshme më 17 nëntor.

Reklame