Policia e Shtetit ka kryer një rotacion të rëndësishëm në drejtimin e disa komisariateve kryesore në vend. Ndryshimet e reja janë si më poshtë:
-
Kryekomisar Besmir Qibini, nga Shefi i Komisariatit Kukës, emërohet Shef i Komisariatit Nr. 3 Tiranë.
Reklame -
Komisar Besmir Dervishi, nga Shefi i Komisariatit Nr. 3 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Nr. 5 Tiranë.
-
Kryekomisar Idriz Daulle, nga Shefi i Komisariatit Nr. 5 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Nr. 7 Tiranë.
-
Kryekomisar Robert Losha, nga Shefi i Komisariatit Nr. 7 Tiranë, emërohet Shef i Komisariatit Mat.
-
Kryekomisar Ervis Sançolli, nga Shefi i Komisariatit Mat, emërohet Shef i Komisariatit Lezhë.Komisar Oltion Gjoni, nga Shefi i Komisariatit Lezhë, emërohet Shef i Komisariatit Kukës.
Ky rotacion synon të përforcojë menaxhimin e strukturave policore dhe koordinimin ndërmjet komisariateve, duke garantuar efikasitet në shërbimet ndaj qytetarëve dhe operacionet policore.








