Edmond Goga, 33-vjeç, është ekstraduar sot nga Italia drejt Shqipërisë. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohet se para katër vitesh, së bashku me tre persona të tjerë, tentoi të kultivonte bimë narkotike në një sipërfaqe toke publike në fshatin Krastë, Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar Gogan në vitin 2023 me 4 vite burgim, nga të cilat i ka mbetur për të vuajtur rreth 1 vit.

Reklame

Njoftimi i Policisë:
Në vijim të bashkëpunimit ndërkombëtar me strukturat homologe të Interpolit në Tiranë dhe Romë, u finalizua procedura e ekstradimit të shtetasit të shpallur në kërkim.

Në vitin 2021, Goga, në rolin e organizatorit, ka bashkëpunuar me tre persona të tjerë për të përgatitur një sipërfaqe toke për kultivim kanabisi. Tentativa u parandalua nga policia në fazë fillestare. Gjatë kontrolleve në banesat e të përfshirëve, u gjetën:

240 fidanë kanabisi

1 armë zjarri me municion

Mjete për kultivimin e bimëve narkotike

Reklame