Një polic është përplasur me makinë në Kukës, ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “6-katëshi”, ku dy 23-vjeçarë janë përfshirë në incident.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar njërin nga të rinjtë dhe kanë shapllur në kërkim një tjetër 23-vjeçar
Reklame
Po sipas Policisë, gjatë incidentit, i arrestuari V. C. ka kanosur me fjalë efektivët e Policisë, ndërsa kolegu i tij ka vijuar ndjekjen e autorit që u largua me mjet.
Punonjësi i Policisë Rrugore ka marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reklame








