Policia Kufitare e Portit të Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Marine”, që kishte si qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga ka rënë K. Gj., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kamionin që drejtonte u gjetën të fshehur tre shtetas, të cilët tentonin të kalonin ilegalisht në Itali.
Gjatë kontrollit të detajuar dhe verifikimeve në bashkëpunim me Interpolin Tiranë dhe Romë, u zbulua se dy prej tyre ishin në kërkim nga autoritetet italiane.

Reklame

Kush janë personat e përfshirë:

R. M., 37 vjeç, nga Lezha, ishte në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Pistoias (Itali), për akuzat:

“Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”

“Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”

“Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Ai u arrestua provizorisht për ekstradim drejt Italisë.

K. D. (alias K. F., alias K. P.), gjithashtu i fshehur në kamion, ishte në kërkim kombëtar në Itali dhe u arrestua në pritje të lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar.

S. D. (alias K. M.), i dënuar më parë në Itali për trafik droge, u procedua në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi kamionin, celularë dhe dokumente të personave të përfshirë.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Reklame