Një debat me tone ironike dhe përplasje verbale ka ndodhur sot në seancën plenare mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij në foltore, Berisha iu drejtua ish-ministrit socialist duke e akuzuar për përfshirje në afera dhe duke përmendur një “regjistrim” që, sipas tij, ekziston ndaj Manjës.“Ku i ke kostumet, Ulsi? I ke fshehur apo i ke hequr?” – iu drejtua Berisha me ironi, duke shkaktuar reagime në sallë.

Reklame

Deputeti i PS-së iu përgjigj menjëherë nga vendi dhe, në shenjë kundërshtimi, hoqi xhaketën, duke i thënë Berishës:“Hajt, t’i nxjerrim kostumet dhe të shohim sa kushtojnë, i imi dhe i joti.”

Debati mes tyre vijoi për disa minuta, ndërsa atmosfera në Kuvend u bë e tensionuar, me ndërhyrje nga deputetë të tjerë të mazhorancës dhe opozitës.

Kjo përplasje vjen në një seancë ku opozita ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për çështje korrupsioni dhe abuzime me pushtetin, ndërsa mazhoranca i ka cilësuar deklaratat e Berishës si “shfaqje politike”.

Reklame