Një ngjarje e tronditëse ka ndodhur në kryeqytet, ku një djalë i mitur dyshohet se është përdhunuar nga një 48-vjeçar.

Blutë bëjnë me dije se i arrestuari me iniciale Fatjon Bushi, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin.

Reklame

Sakaq mësohet se në pranga ka rënë edhe pronari i lokalit ku ishte punësuar i mituri, pasi ishte punësuar në mënyrë ilegale.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.

Reklame