Një 39-vjeçar nga Mirdita, identifikuar me inicialet D. N., është arrestuar nga policia pasi ka thyer urdhrin e ndalimit dhe ka dhunuar një punonjës të Policisë Rrugore.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ku efektivi i policisë i bëri shenjë 39-vjeçarit për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Reklame

Në vend të ndalimit, D. N. ka goditur me grusht punonjësin e policisë, duke u përfshirë kështu në veprën penale të dhunës ndaj autoritetit.

Policia e Rrugore Lezhë arrestoi shtetasin në flagrancë dhe po vijon procedurat ligjore ndaj tij.

Reklame