Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin Marius Xhepa, i cili akuzohet për djegien e dy automjeteve dhe vjedhje të shumave të ndryshme parash në tre banesa dhe në një automjet.

Sipas burimeve policore, dy makinat e djegura i përkisnin xhaxhait të tij, Gëzim Xhepa. Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja lidhet me një konflikt të gjatë pronësie brenda familjes. Marius Xhepa pretendonte se disa prona të babait i përkisnin atij, por sipas dokumenteve, ato ishin kaluar në emër të xhaxhait.

Reklame

I arrestuari është djali i Liri Xhepës, e cila u vra në vitin 2019 nga kunati i saj, po për shkak të mosmarrëveshjeve për pronat familjare.

Policia njofton se vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer Marius Xhepa. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklame