Forcat e rendit zhvilluan mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në zonën e Skelës në Vlorë, me qëllim rritjen e sigurisë publike pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 17-vjeçar, i përplasur nga një automjet tip “Porsche”.

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të zonës, duke ndaluar automjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj. Kontrollet kanë përqendruar vëmendjen tek personat me precedentë penalë, individët në kërkim, si dhe qytetarët që mund të mbajnë armë të ftohta ose armë zjarri pa leje.

Reklame

Aksioni pritet të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të qytetit si pjesë e një operacioni më të gjerë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe forcimin e rendit publik në Vlorë.

Pamjet e siguruara tregojnë ndalimin e disa automjeteve luksoze dhe me xhama të zinj gjatë operacionit.

Reklame