Kaos në Kuvend gjatë raportimit të kryetares së KLP, deputetët nuk e dëgjojne

Gjatë seancës së fundit të Kuvendit, ndërkohë që Mirela Bogdani, kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, po raportonte, deputetët duket se nuk e ndiqnin fjalën e saj.

Disa prej tyre, nga të dyja krahët politik, u ngritën në këmbë dhe nisën të diskutonin mes tyre, duke krijuar zhurmë në sallë dhe penguar rrjedhën e raportit.

Në këto kushte, Bogdani ndërpreu fjalën e saj dhe u drejtua nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili iu bëri thirrje deputetëve:“Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi të dëgjojmë raportin”.

Ngjarja tregon vështirësitë për të ruajtur rendin në sallë gjatë seancave parlamentare dhe tensionin mes grupeve politike gjatë diskutimeve zyrtare.

Nese ju duhet ndihme, kontaktoni
Exit mobile version