Një 25-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Tropojë, pasi në banesën e tij u gjetën 655 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Sipas policisë, dyshohet se kjo sasi ishte e destinuar për trafikim drejt Kosovës.

Gjatë kontrollit në banesë, nëna e të riut është proceduar penalisht, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike me qëllim pengimin e hetimeve. Materiali narkotik është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Reklame

Operacioni u realizua në bashkëpunim mes Policisë së Tropojës dhe Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, nën drejtimin e Prokurorisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vazhdojnë.

Reklame