Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm ka çuar në ekzekutimin e 10 urdhër-arresteve në lidhje me tjetërësimin e pronave në zonën e Lezhës.
Sipas burimeve nga organet e hetimit, në pranga janë vendosur disa zyrtarë publikë dhe efektivë policie, të dyshuar për përfshirje në skema abuzive me tokat.

Masat e sigurisë janë ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës kompetente, pas një hetimi që kishte nisur prej kohësh.
Aktualisht nuk janë bërë publike emrat e personave të ndaluar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të përfshirë në këtë aferë.

Reklame

Më shumë detaje priten të bëhen publike në orët në vijim.

Reklame