Autoritetet kanë ekzekutuar 9 masa sigurie në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës, ku janë përfshirë zyrtarë publikë dhe ish-drejtues institucionesh lokale.

Sipas burimeve zyrtare, veprimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës kompetente, pas një hetimi që kishte nisur prej kohësh mbi mënyrën e përfitimit të disa parcelave në bregdetin e Lezhës.

Reklame

Në këtë fazë të hetimit janë ekzekutuar këto masa sigurie:

Pjetër Tuçi – Arrest me burg

Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – Arrest në shtëpi

Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – Arrest në shtëpi

Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – Arrest në shtëpi

Luiza Bala – Arrest në shtëpi

Hekuran Xhina – Arrest në shtëpi

Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – Ndalim i daljes jashtë shtetit

Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – Ndalim i daljes jashtë shtetit

Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – Pezullim nga detyra publike dhe ndalim i daljes jashtë shtetit

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dyshimet lidhen me tjetërsimin e pronave publike dhe private përmes falsifikimeve dhe shpërdorimit të detyrës nga persona me funksione shtetërore.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar, si dhe për identifikimin e të gjithë personave të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë aktivitet abuziv.

Reklame