Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, i përgatitur nga World Justice Project, nxjerr në pah dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi dhe të ashtuquajturës “Ramaformë”. Sipas raportit, Shqipëria renditet më keq se një dekadë më parë në të gjitha treguesit kryesorë, nga lufta kundër korrupsionit dhe drejtësia penale e civile, deri te rendi, siguria dhe respektimi i të drejtave themelore.
Ish-presidenti Ilir Meta e konsideron situatën “alarmante dhe shumë të rëndë”, duke theksuar se rënia e lirë e sundimit të ligjit ka ndikuar në çdo aspekt të jetës së qytetarëve. Ai thekson se krijimi i SPAK-ut nuk ka dhënë rezultatet e pritura, pasi Shqipëria ka rënë nga vendi i 78-të në 2015 për përhapjen e korrupsionit në vendin e 105-të në botë.
Meta paralajmëron se pasojat e kësaj gjendjeje janë evidente: shqiptarët po largohen në masë nga vendi, duke humbur shpresën dhe besimin te drejtësia. Ai kërkon rivendosjen urgjente të besimit në institucionet e drejtësisë, barazi para ligjit dhe ndëshkimin real të korrupsionit në çdo nivel.








