Një konflikt mes dy personave ka degjeneruar sot në përdorimin e thikave, duke sjellë një viktimë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10 në lagjen e Kalasë.
Sipas policisë, 63-vjeçari Keli Hoxha , banues në lagjen “Barrikadë”, gjatë një konflikti me një 42-vjeçar Kristo Mema, banues në Tiranë, e ka goditur viktimën me mjet prerës, duke i shkaktuar vdekjen. Konflikti raportohet se ka lindur për motive të dobëta.
Reklame
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon intensivisht për kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Reklame








