Policia Rrugore ka ndaluar një 41-vjeçar të dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, i cili ishte në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Shtetasi i ndaluar, me iniciale A.K., u pikas nga shërbimet e policisë ndërsa drejtonte automjetin në mënyrë të parregullt në Tiranë. Pas verifikimeve, rezultoi se ndaj tij ishte dhënë më herët një vendim dënimi nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa nga dënimi i mbeteshin për të vuajtur 1 vit e 16 ditë burg.
Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.








