Mesditën e sotme, në një fshat të bashkisë Gramsh, është raportuar se kunati i kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit, shtetasi Sh. R., ka tentuar t’i japë fund jetës.
Sipas burimeve paraprake, ai është gjetur nga bashkëshortja në kasollen e bagëtive, pa ndjenja, me një litar të lidhur në trarin e saj. Personi është transportuar fillimisht në spitalin e Gramshit dhe më pas është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa policia po heton për të sqaruar motivet dhe shkaqet që çuan në këtë veprim.
Njoftim zyrtar i Policisë së Shtetit – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Njoftim për shtyp
Në datën 28.10.2025, rreth mesditës, në territorin e bashkisë Gramsh, është njoftuar se shtetasi Sh. R., rreth 49 vjeç, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në ambientet e banesës së tij.
Menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje. I dëmtuari është transportuar fillimisht në spitalin e Gramshit dhe më pas në QSUT Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.








