Policia e Beratit ka arrestuar autorin e vrasjes së ndodhur sot në qytet, 63-vjeçarin Kristo Mema, i njohur edhe si Kastriot Hoxha.

Burimet bëjnë me dije se Mema u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishës dhe përballë Urës së Goricës. Në xhepin e tij u sekuestrua edhe thika me të cilën dyshohet se vrau 42-vjeçarin Keli Hoxha në lagjen “Kala”.

Reklame

Ngjarja ka ndodhur ndërsa viktima ishte duke vizituar Kalanë e Beratit së bashku me bashkëshorten, dy fëmijët dhe të ëmën. Burime bëjnë me dije se konflikti nisi kur Keli Hoxha fotografoi një kalë të lidhur në një shtyllë, që Mema e përdorte për të transportuar turistë kundrejt pagesës. Pas një debati verbal dhe grushteve, situata eskaloi deri në përdorimin e thikës. Vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës.

Autoritetet njoftojnë se Kristo Mema kishte një precedent penal të rëndë, pasi ishte dënuar më parë me 25 vite burg në Greqi për vrasje, por ishte liruar para kohe për shkak të skadimit të dënimit. Ai njihej në zonë si person problematik.

Policia vijon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe sigurimin e provave shtesë.

Reklame