Këtë të hënë mbahet në Gjykatën e Apelit seanca gjyqësore ndaj Elvis Shkambit, ekzekutuesit të gjyqtarit të Apelit në sallën e gjyqti, Astrit Kalaja.Mësohet se në masa të rrepta sigurie është paraqitur në seancë edhe xhaxhai i Elvisit, Gjon Shkambi.
Gjon Shkambi ka ankimuar masën e sigurisë arrest me burg, autori i krimit Elvis Shkambi nuk ka ankimuar vendimin.
Reklame
Gjon Shkambi kërkon masë më të butë sigurie nga arresti me burg.
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit më 6 tetor pasi dha vendim kundër familjes Shkambi.
Elvis Shkambi arriti të futet në Gjykatën e Apelit me pistoletë, në pranga u vu edhe një punonjës i sigurisë.
Reklame








